Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të ketë sot aktin final, ku i pari ka organizuar Referendum për njohjen e shkarkimit të kreut të PD-së, dhe i dyti ka thirrur një Kuvend Kombëtar që do të mbahet në pallatin e Kongreseve.

Që prej Kuvendit të së shtunës së kaluar, thirrur nga ish-kryeministri ka konfuzion në lidhje me legjitimitetin qoftë të njërës apo tjetrës lëvizje, por as Berisha dhe as Basha nuk kanë ndërmend që të tëhiqen nga vendimet e tyre.

Referendumi për shkarkimin e Bashës do të mbahet me të gjithë anëtarësinë e PD-së në të gjitha qytetet e vendit, edhe pse në disa raste ka pasur përplasje, për shkak të mbylljes së selive, apo ndryshimit të bravave nga të besuarit e Bashës.

Pyetja që shtrohet ndaj çdo anëtari të Partisë Demokratike në Referendum është: A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Bashës? Dhe opsionet janë dy: Po, dakord me shkarkimin. Jo, kundër shkarkimit.

Vetë Berisha pritet që të votojë në Tiranë, në një qendër të vendosur pranë njësisë numër 2.

Më poshtë “Fax News” sjell qendrat e votimit ku do të votojnë demokratët të ndara sipas qarqeve të vendit:

Nga ana tjetër në Kuvendin e Lulzim Bashës nuk pritet që të ketë përjashtime nga radhët e partisë, por në statut pritet të vendoset një sanksion, se të gjithë ata që janë shpallur non grata, nuk mund të zgjidhen në strukturat drejtuese. E padyshim ky nen shkon për Berishën.

Kuvendi i sotëm i parapriu një mbledhje kryesie paditen e djeshme, ku dhe u mor vendimi për ndryshimet në statut. Delegatët në Kuvendin e Bashës pritet që të verifikohen në hyrje të Kongresit, ndërkohë që ka pasur akuza se për të mbushur sallën, janë përdorur dhe njerëz që nuk janë pjesë e strukturave drejtuese në PD.

Axhenda e Kongresit të Bashës:

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

(E.K/Faxweb.al)