Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i PD tha se tashmë kjo parti është më e fortë se kurrë dhe se pavarësisht goditjeve, kanë zgjedhur që të qëndrojnë.

Berisha tha se vështirësi të mëdha i presin, por kanë kapacitet për t’i përballuar. Na sulmuan nga të gjitha anët, por ne bëmë një zgjedhje epike, vendosëm të qëndrojmë, u shpreh Berisha.

Berisha:

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje shumë të përzemërta, ju dhe të gjithë drejtuesve të PD në qendër dhe rrethe, të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të kësaj partie, mbështetësve tanë kudo që janë.
Është një kënaqësi e veçantë të takohemi sot në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, në një moment shumë të rëndësishëm, jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë.
Sot ne vijmë në këtë mbledhje, më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë. Vijmë më këtë fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë sepse kaluam një periudhë, kaluam në disa beteja unike në historinë e një force politike. U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë. Në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës.
Besprerët në gjirin e kësaj partie, por duhet të pranojmë më shumë se kaq, mafia më e rrezikshme dhe e fuqishme ndërkombëtare.
Ne bëmë një zgjedhje epike. Ne vendosëm të qëndrojmë. Të gjithë ishim tokësor, të gjithë vdekatar, të gjithë njerëz të cilët ishin përpjekur në një mënyrë apo një tjetër të qëndronim për ato parime dhe vlera që besonim. Të gjithë plotësisht të vendosur dhe me besim në vokacionin tonë perëndimor dhe ne u gjetëm në mes të një cikloni nga një qeveri që nuk ka asnjë princip. Në bashkëpunim me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës.
U etiketuam me të gjitha format, antiamerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi proamerikanët e vërtetë në këtë vend.
U etiketuam antieuropian, koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor.
U etiketuam me të gjitha epitetet, por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbi, jo, ne nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku, se çdo gjë tjetër janë idealet që ne besojmë. Dhe kjo është arsyeja që ju këtu, ata që na mbështesin ne, u ngritën në këmbë, nuk u mposhtëm, nuk u përkulën nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim, shantazh.
Ndaj dhe unë u them ju; kjo provë e madhe na faktoi ne, nuk po them na farkëtoi, se ne ishim, por na faktoi njerëz të pamposhtur në idealet tona,” tha Berisha”