Protestuesit hedhin molotov para derës së kryeministrisë pas mbylljes së protestës.
Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, se nuk lejoi arrestimin e Ballukut, sepse e dinte që radha do t’i vijë dhe atij.
Berisha tha se Rama është autori i vjedhjes së përmasave të paimagjinueshme.“Nëse zv/kryeministrja në ato deftere që u gjetën, ka mbi 300 apartamente, 15 supermerkato, 2 jahte, Edi Rama pasi hyri në këtë godinë, me paratë offshore ka 2 mln euro pasuri.
Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar”, tha Berisha.






