Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës së ditës së sotme teksa ka deklaruar se revolucioni do të vijojë deri në largimin e kryministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij Berisha pati një thirrje edhe për punonjësit e administratës të cilëve u kërkoi që ti bashkohen në revolucion dhe të mos lejojnë që të përdoren nga kryeministri Rama.
Berisha theksoi se revolucioni i Partisë Demokratike ka për qëllim që ti japë goditen përfundimtare kësaj qeverië, teksa më tej u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen dhe të bëjnë të mundur që viti 2023 të jetë viti i mrekullive.
“Një thirrje u bëj të gjithë punonjësve të administratës shtetërore mos harroni se në ligj dhe moral ju nuk jeni badigardë dhe as shërbëtore të një organizatë kriminale që drejtohet nga Rama por jeni shërbëtoret e qytetarëve.
Sot ju përjetoni një terror. Edi Rama ju ka shndërruar juve në qënie virtual bashkohuni me ne këtë revolucion të përcjellim sa më shpejt të përmbytim sa më shpejt këtë organizatë kriminale të shpëtojmë Shqipërinë prej kësaj.
Revolucioni ynë ka për qëllim ti japë goditje vendimtare ne konsiderojmë varfërinë nënën e të gjithë të këqiave që ka sjellë Rama. Varfëria luftohet duke mbidyfishuar rrogat, pensionet, duke ulu taksat, ulur ccmimin e nergjisë, varfëria luftohet duke investuar në infrastrukturë, shkolla, spitale. Duke krijuar kushte që ju meritoni. Varfëria luftohet duke luftuar krimin e organizuar, korruosionin me zero tolerancë dhe ju garantoj se ne do te dalim fitimtarë nga kjo betejë por jo vetëm varfërinë ne do të luftojmë tiraninë, dhunimin e lirisë që i bën Edi Raa. Ai po përpiqet në gramat e fundit ti japë goditje fatale pluralizmit, por ne jemi këtu për ti treguar se revolucioni ynë do ta fshijë nga faqja e dheut cilindo që do të luajë me pluralizmin, lirinë e shqiptarëve.
Koha është e misionarëve e atyre të rinjve e të rejave burrave dhe grave, që qëndrojnë në këmbë mbi kohën ,të pamposhtur drejt të ardhmes.
Historinë e kemi patur të mbushur me pushtime me dhimbje dhe vuajtje por sjemi nënshtruar kurrë. Kemi trimfuar në të gjitha betejat tona për liri. Do të triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik. Kjo kërkon të bashkohemi të bashkohemi. Historia na mëson se sa herë që Shqiptarët janë bashkuar kanë bërë mrekullitë e tyre dhe të bëjnë tani mrekullinë tonë të shndërojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare. Rroftë Shqipëria, Rofshi ju”, tha Berisha.