Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” vetëm dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD më 11 Dhjetor. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë do të ndodhë pas kuvendit, Berisha foli për një PD të rithemeluar, ndërsa  foli për krijimin e një komisioni të përkohshëm që do të drejtojë partinë deri në rithemelimin e saj, ndërsa çdo vendim i kohëve të fundit i marr nga Basha do anulohet.

Mëngjesin e 12 Dhjetorit çfarë do ndodhë nëse keni shumicën?

Berisha: PD do të jetë një parti e rithemeluar.

Ku? Në rrugë, në zyra me qera?

Berisha: Selia është e PD nuk është pronë e Bashës është pronë e PD.

Rrezikon PD të zvarritet në gjykatë me muaj?

Berisha: Ai mund të bëjë ç’të dojë, por selia është e PD. Në 11 Dhjetor do anulohet çdo vendim i tij i kohëve të fundit, do krijojë një komision të përkohshëm që do të vazhdojë punën deri në rithemelimin e PD.

Në 18 Dhjetor do shkoni në kuvend nëse jeni mazhorancë?

Berisha: A mund të më thoni çfarë është ai kuvend? Kryesia aktuale e PD, 21 anëtarë të saj janë jolegjitim. Nuk janë votuar me dy kandidatura siç parashikon statuti.