Komisioni i Etikës pranë Kuvendit të Shqipërisë vendosi masa disiplinore ndaj 6 deputetëve të opozitës me përjashtimin e tyre për 10 ditë nga seancat plenare.
Ditën e hënë gjatë punimeve në parlament, deputetët e opozitës krijuan rrëmujë me tymuese dhe duke dëmtuar karriget e deputetëve. Sakaq gjatë seancës ishte e pranishme dhe Garda e Republikës me forca të shtuara.
Deputeti Flamur Noka i vuri flakën një letre dhe tentoi të ndizte zjarr te grumbulli i karrgieve pranë foltores. Nga ana tjetër përveç tij edhe deputetja Hoti ndezi një flakadan. Këto veprime janë cilësuar joetike nga Komisioni dhe janë ndëshkuar këta deputetë, mes tyre edhe Sali Berisha:
Sali Berisha
Gazment Bardhi
Edi Paloka
Flamur Noka
Albana Vokshi
Elda Hoti