Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së PD-së, në Bruksel.

Gjatë takimit Berisha u shpreh se në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale.

‘Ambasadori i BE tha se edhe policët po sillen si banditë! Kartelet janë vendimmarrësit kryesorë, emërojnë edhe ministrat’, theksoi Berisha.

Berisha u shpreh në fjalën e tij se, ‘Ligji i farsës është se diktatorit i shtohen gjithmonë e më shumë votat’ dhe se ‘Rama e asgjësoi garën elektorale’.

“Ju them këtu, kur ne kishim zgjedhjet, nuk i rrisnim rrogat gjersa mbaronin zgjedhjet. Rroga që ishte një detyrim i përvitshëm ai. Por ne e shtynim gjersa mbaronin zgjedhjet. Se kështu është rregulli. Ti nuk mund të përdorësh fuqinë ekzekutive për të marrë vota.

Fali 2 ditë para zgjedhjeve mbi 200 milionë gjoba dhe interesa. Prokuroi gjatë zgjedhjeve mbi 500 milionë euro, të gjitha të ndaluara me ligj.

Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore. Të gjitha këto për të blerë vota. Përdori pushtetin ekzekutiv për legalizime, leje ndërtimi dhe certifikata pronësie në mijëra e mijëra raste, pa kufizime. Të gjitha këto asgjësojnë garën elektorale. Se, në situatë të tillë, ti në fushë ke një gjigant që disponon miliarda, që disponon një logjistikë të pafundme, që disponon një personel të pafundëm, me një parti që ka një financim pa milionë, ose edhe më pak. Të gjitha këto, ai i bën për të blerë votën në gjitha këto mënyra”, tha Berisha.