Fax News ka siguruar një video që tregon lëvizjet e një snajperisti të vendosur në godinën përballë kryeministrisë, në një kohë kur mbahej protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Snajperisti duket në gjendje gatishmërie për ndërhyrje në rast të dhunës kur e parashikon ligji, mirëpo protesta e thirrur nga Berisha ka qenë tepër paqësore.

Protestuesti janë grumbulluar përpara kryeministrisë dhe disa figura kanë mbajtur  fjalimet e tyre. Berisha ndër të tjera ka theksuar se Ballkani i Hapur do të rrëzohet sapo PD të vijë në pushtet, duke shtuar se Komisioni i Rithemelimit do të organizojë dhe protesta të tjera të programuara.