Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Ram ditën e djeshme në Bruksel ku justifikoi mungesën e opozitës në konferencën e parë ndërqeveritarë Shqipëri-BE, dfuke thënë se “nuk e di kush është kush”.
Sipas Berishës, mohimi nga ana e Ramës është shenjë e frikës.
“Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikës”, shkruan Berisha mbi videon ku shfaqet kryeministri.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama në konferencë për mediat u pyet se pse nuk ka asnjë përfaqësues të opizitës në konferencë. Rama u përgjigj duke thënë se ishte komisioni ai i cili kishte bërë listën e të pranishmëve, mirëpo nëse ata do të disin se kush është opozita mund të kishin kërkuar një ndryshim të listës.
