Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pasi ky i fundit u la në masën “arrest shtëpie” ditën e sotme nga GJKKO.

Në një postim në rrjete sociale, në formë ironie, Shkëlzen Berisha shkruan se kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites

Postimi i Shkëlzen Berishës:

Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!

Ditën e sotme GJKKO, pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën. Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Sakaq Berishës do t’i lejohet komunikimi vetëm me familjarët, me të cilët bashkëjeton.