Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e nxehtë të sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin rus në këtë rajon.
Ai ka sjellë në vëmendje deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për mbrojtjen e sovranitetit të vendit të tij por dhe Kosovës dhe tha se kjo është “të mbash konfilktin të ndezur”.
Ndërkohë që theksoi se një çështje për ndryshimi e kufijve do “hapte kutinë e Pandorës” në rajon.
“Unë besoj se pavarësisht të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit ende për sa i përket sigurisë do thosha se është shumë larg pozivionit ku duhet të ishte.
Disa prej arsyeve janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit, të pranishme që e mbajnë pezull konfliktin
Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtetet autokratike.
Tre vjet më parë Presidenti i Serbisë vizitoi veriun e Kosovës. Tre ditë në çdo takim ai u shpreh hapur se Serbia do zgjerohet do bëhet më e madhe.
I njëjti president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën, kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull.
Nëse qëndron kështu, ti e mban konfliktin të vazhduar.
Nëse atje shkojnë armë ruse e kineze në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.
Një marrëveshje mes Serbisë e Kosovës është jetësore.
Një iniciativë ka shkuar kot e ka dëmtuar procesin, ka qenë iniciativë për të ndryshuar kufijtë, për të bërë ndryshim kufijsh me vija të pastra etnike, për shkak të tre komunave serbe e tre shqiptare në jug të Serbisë. Por një projekt i tillë i mbështetur nga rusët do hapte kutinë e Pandorës për rajonin”.