Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur që të injorojë çdo gjë që Berisha do të thotë në Kuvend në mënyrë që të mos i bëjë jehonë deklaratave të tij.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se vendimi është marrë sëfundmi, gjë e cila u pasqyrua edhe nga qendrimi i Ramës gjatë futjes në Kuvend.

Rama u pyet me insistim nga gazetarët për vendimin e Bashës , por zgjodhi të mos përgjigjej duke thënë se PS është e ardhmja dhe nuk merret me të shkuarën.

Gjuha e Ramës nuk ka qenë e tillë, para se Basha ta merrte këtë vendim. Madje ai tha më herët se Berisha ishte një dhëmballë e prishur dhe mos e kuptuar këtë do të kishte humbje të mëtejshme. Tani që Basha e mori vendimin, ai ka vendosur të tërhiqet dhe të shijojë këtë vendim”, tha gazetarja e ABC.

Gjatë deklaratave të tij për mediat si edhe përballë militantëve të PD-së, ish-kryeministri Berisha tha se përjashtimi i tij nga Grupi Parlametar demokrat është frut i një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.