Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të paraqitet sot në GJKKO, në seancën që është parashikuar sot sa i takon masës ndaj tij “detyrim paraqitje” për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Por teksa ai doli në një konferencë me gazetarët, mësohet se Berisha do të përfaqësohet në seancë nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Ai ka mbërritur vetëm para pak minutash në ambientet e GJKKO.
Por vec Gjokutajt, ai do të mbrohet edhe nga avokati Sokol Mëngjesi. Avokatët janë me prokurë të posaçme nga ish kryeministri për ti përfaqësuar ditën e sotme në seancë.
Berisha akuzohet për veprën korrupsion pasiv dhe dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.