Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Patos pasi sot përkujtohet 31 vjetori I themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.
Simpatizantë të shumtë demokratë i janë bashkuar foltores së Berishës, mes tyre deputeti Luan Baci dhe Flamur Noka.
Mësohet se takimi po organizohet në ambient të mbyllur dhe nuk ka patur asnjë inident me mbërritjen e Berishës. Nuk ka as forca policie, por është vënë re mungesa e maskave anti-Covid.
