Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha gjate takimit në Vaun e Dejës, deklaroi se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit në PD per zgjedhjet e pjesshme lokale te 6 marsit, do të dalin nga primaret.
Berisha theksoi se kështu merr fund praktika korruptive e autoritare.
‘Sot demokratët e qytetarët me primare zgjedhin me votën e lirë kandidatin apo kandidaten për qytetar/e të parë.
Kjo është arritje e madhe, që e premtuam më herët. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësueve të qytetarëve. Ju me votën tuaj do zgjidhni edhe këshilltarët e bashkive, deputetët tuaj dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj.
Do marrë fund praktika korruptive e autoritare. Kështu merr fund praktika e emërimeve nga lart, e zarfeve dhe e pakove me euro për të fituar emërimin, që do jetë vetëm atribut i vullnetit të lirë qytetar. PS nuk ka bërë asnjë votim të lirë që nga 2009′, – deklaroi lideri historik i demokrateve, Sali Berisha