Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Metohiti”.
Mësohet se këto grumbullime do të vazhdojë edhe në ditët e tjera në vazhdim, për të kundërshtuar vendimin e GJKKO ndaj Berishës.
Në grumbullimet e mëparshme, ish-kryeministri ka dalë në dritare duke i përshëndetur, madje herën e fundit edhe duke mbajtur një fjalim.
Ashtu si në grumbullimet e mëparshme, pjesë e të pranishmëve është edher vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi.
