Duke folur nga Elbasani para se të vizitonte panairin industrial, Berisha komentoi edhe protestat qytetare, duke e akuzuar Ramën se po përdor si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për rritjen e pajustifikueshme të çmimeve.
Berisha: Një urim të përzemërt kam për qindra e mijëra qytetarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve rrugët dhe sheshit e qyteteve të vendit për të protestuar kundër një politike cinike të pashpirt, e cila përdor hijet e luftës në Ukrainë si pretekst për të justifikuar rritjen dramatike, absolutisht të pajustifikuar, të çmimeve të produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë.
