Kryedemokrati Sali Berisha është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, që Apeli i GJKKO vendosi për të javën e kaluar.
Ndërkohë, jashtë SPAK janë mbledhur dhjetëra demokratë, në mbështetje të kryetarit të PD-së.
Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.
Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Top Channel