Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në një seancë plenare për të diskutuar dhe miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës.
Ndërkohë Sali Berisha ka nxjerrë videon ku Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria nuk ka asnjë vend me Rusinë dhe për vendin tonë nuk është vend armik.
Reagimi i Berishës erdhi pas kërkesës së Taulant Ballës, i cili tha duhet të kalojnë direkt në votim për miratimin e kësaj rezolute.“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë, nuk është një vend armik, kundërshtar dhe këtë e kam thënë në çdo instancë. As i joni dhe as i gjithë aleancës sonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës që drejtonim OSBE-në, kam takuar ambasadorin rus. Kemi pasur marrëdhënie pozitive pavarësisht se kishim qëndrime të ndryshme. Çdo shans për dialog duhet shfrtytëzuar maksimalisht.”- thotë Rama në videon e publikuar nga Berisha.
Diskutimet në Kuvend mes deputetëve erdhën pas deklaratës së Taulant Ballës, i cili u kërkoi deputetëve të ndërpresin diskutimet.
Taulant Balla: Unë mendoj se kjo është një çështje që më shumë vlen se çfarë themi. Unë do t’u kërkojë kryetarëve të grupeve parlamentare,ta kufizojmë diskutimin dhe të shkojmë direkt në votim. Ajo rezolutë ka brenda vetes të gjithë mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë unanime në këtë rezultat.