Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Ai është pritur nga qytetarë që e mbështesin jashtë godinës.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ai sërish hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sot mbahet edhe gjyqi për çështjen “Partizani”, pasi u shty disa javë më parë.

Ai u pyet nga gazetarët nëse do të marrë pjesë në seancë.

“Jam i gatshëm të paraqitem në bazë të këshillave të avokatëve. Nuk kam kundërshti për gjykatës konkretë”, tha ai.