Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata.

Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë në mbështetje të kryedemokratit, e dyta kjo në radhë pas 6 janarit, kur Berisha u paraqit për herë të parë në SPAK pa vendosjes së masës.

Protesta pritet të nisë në orën 09:30, ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të kundërshtojnë masat e marra ndaj tij, përfshirë kërkesën e SPAK-ut për rikthimin e arrestit.

Berisha, është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.