Për Sali Berishën, Lulzim Basha është një lider i thyer dhe se nuk i ka fituar zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ai tha në emisionin Zonë e Lirë në TV Klan se PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra.
Berisha: Kam punuar në ekipin që mbështeste Bashën. I kam thënë, Basha është “broken lider”, lider i thyer. S’kam thënë kurrë që Basha i ka fituar zgjedhjet, por që i ka vjedhur Rama. Një vit e gjysmë para paralajmëroi kompaninë që të ktheheshin tek normalja po mos të ecte. Më pyetën pse dhe ia tregova për marrëveshjen me Ramën. PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra.
Jam i hapur për çdo lloj vendimi dhe hetimi mbi tokë. Ka një problem aty. Nëse ecën me prova të sajuara të kthehen në bumerang. Provat kalojnë në filtra të ndryshëm. Më prova të sajuara është vështirë. S’ka asnjë të vërtetë ajo që thotë Basha se ka pasur detaje të tjera që nuk i ndante dot me publikun. S’i kam kërkuar njeriu ndihmë, por vetëm transparencë.
klan