Ministrja Olta Xhaçka dhe Sali Berisha janë përplasur sot në sallën e Kuvendit, teksa ajo i kujtoi shpalljen non-grata nga SHBA, duke i thënë më tej se “fatin e tij e ka vulosur me duart e përgjakura të pushtetit të tij”, ndërsa ish-kryeministri i tha se duhet të matet para se të flasë duke i thënë se “e ka nisur me piramidat dhe po e përfundon me plaçkitjen e pronave të ushtrisë”.

Xhaçka: Vulën ua ka vënë partneri ynë strategjik, por fatin tuaj e keni shkruar vetë me duart e përgjakura të pushtetit tuaj , ndaj një deputeti si ju nuk do duhej të ishte këtu…

Berisha: Mund ti them zonjës se në historinë  e Ministrisë së Brendshme nuk ka patur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë sesa parafolësja. E vërteta është se në letërsinë e viteve ’60 u zhvillua një rrymë që quhej të keqnisurit, Olta nuk je larg asaj kategorie ndaj dhe kur flet duhet te matesh dy here se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet te pronave te ushtrisë. Nga ana tjetër duhet të informoj qytetarët se ai i përket cinizmit njerëzor, zonja e nderuar nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore. Në kulmin e tërmetit deklaronte se ka dërguar 50 mijë pak në vend të 2-3 mijë pako. Ky është grupi i shushunjave që po i pinë gjakun njerëzve.