Ish-kryeministri Sali Berisha në deklaratën e përditshme me gazetarët ka sjellë edhe këtë të premte prova të cilat sipas kreut të së djathtëve dëshmojnë farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit.

Me pamje, zë dhe emra, Berisha solli dy nga zyrat e socialistëve të hapura në Tiranë, të cilat ashtu sikurse thënë dhe më herët kanë qenë të paregjistruara dhe në kundërshtim me ligjin.

Një prej këtyre zyrave sekrete, ashtu si dhe demokratët i referon, ndodhej në zonën e Astirit, ndërsa zyra tjetër në afërsi të “Sheshi Willson”. Sipas Berishës, “patronazhistët” në këto zyra kishin vendosur në “sitë” një për një emrat e qytetarëve me qëllim blerjen e votave për zgjedhjet e 11 Majit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë.

Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ikën me çantën me dokumente. Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet. Një kriminele me detyra të larta. Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin… Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona”, tha Berisha.

Ndëkrohë që në vijim është ndalur edhe te urimet e ndërkombëtarëve që kanë shkuar në adresë të kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës urimet që i janë bërë kryeministrin “nuk ekzistojnë”.

“Ka shpërndarë kërkesa të panumërta që të marrë urime . Telefonata të shumta, po statuse nuk postohen. Urime nuk i vijnë. I ka ngecur në fyt zgjedhjet dhe do ti ngecin edhe më keq. PD deklaron se nuk njeh kurrë këtë farsë elektorale, se ajo do ti faktojë çdo shqiptari dhe ndërkombëtari se çfarë përfaqëson në realitet farsa elektorale e 11 majit 2025. Farsa më e shëmtuar e zhvilluar që nga rënia e perdes së hekurt gjer sot në Europë”, tha Berisha.

Teksa në vijim u pyet nga gazetarët edhe sa i përket zhvillimeve brenda selisë blu, ku deri më tani disa prej demokratëve, mes tyre edhe Ilir Alimehmeti kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale.

Berisha tha se Partia Demokratike nuk ka dy standarte dhe për këtë arsye theksoi se është e drejta e secilit kandidat që të kërkojë rinumërim të votave dhe se vetë selia blu do t’i qëndrojë në krah.

Jozi i jep fund romancës me Loredanën? Veprimi i tij i fundit ngre dyshime

“Serbia po qëllon Rusinë pas shpine”, Moska akuza Beogradit, reagon Vuçiç: Nuk janë të vërteta

Në Qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave, Marta Kos: Me Edi Ramën kemi një marrëveshje
“Farsa elektorale nuk flas unë është realitet i pamohueshëm i padiskutueshëm dhe kjo që thoni ju, 2 -3 -4 5 verifikime parregullsi këto nuk hedhin asgjë poshtë, as këto që themi. Përkundrazi. Kurse sa u përket kandidatëve unë nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin, procedurën, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë njeri që të bëjë transparencën.

Fare. Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të identifikohen dhe do të mbahet qëndrim ligjor. Këtu ne nuk kemi dy standarte, por nuk kemi standartin e Edi Ramës që ndalon transparencën. U kemi thënë që do kenë mbështetjen e PD”, tha Berisha.