
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama nxori një video montazh ku ironizonte Sali Berishën dhe Adriatik Lapajn, kreu i PD-së i është përgjigjur sot me një video të prodhuar nga inteligjenca artificiale.
Në videon e postuar në Facebook, shihet një burrë me fytyrën e kryeministrit i cili vjedh një bllok me programin e PD. Përpos videos, Berisha shkruan “Kur je aq hajdut sa dhe idetë i ke të vjedhura”.
Dje, kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë se ka vjedhur programin elektoral të PD.
Sot, në rubrikën “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj akuzave me ironi duke thënë “Kjo e kopjimit të programit është gjëja më qesharake në botë a thuhet bëhet fjalë për kod atomik, për një kod kasaforte të një sekreti, Kodi i Da Vinçit, megjithëse u qajnë hallin pensionisteve nuk japin kontributin e tyre, deri këtu është niveli i krijesave kënetore”.
