Ish-kryeministri Sali Berisha ka elektrizuar sallën me demokratë në Durrës, teksa ka thënë se rikthimi i tij është si ai i themeluesit të Apple, Steve Jobs. Mbështetësit që kishin mbushur sallën u ngritën në këmbë dhe nisën të duartrokisnin.
“Flet për rikthimin, i fut ata të vetët nëpër media, nëpër televizione. Ja si kthimi i Napoleonit, si kthimi i tij e kthimi i atij. I them se kthimi im është kthimi i Steve Jobs. Një seri pabesirash, qëndrimesh e nxorën në rrugë, u kthye dhe me iPhonin ndryshoi botën. Ne do ndryshojmë së bashku Shqipërinë”, u shpreh Berisha.
Një mesazh e kishte dhe për kryeministrin Edi Rama, kur i kujtoi kohët e vjetra.
“Jemi në një moment kritik por unë jam besimplot, se shof kudo shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë. Kaluam gjithë këto vështirësi, të tjerat nuk janë të pakta por të kalueshme. Edi Rama thotë tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me të. Por shpirtin nuk e ka më të qetë se vendi ka opozitë të vërtetë tani. PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të mund në çdo garë. Je i pashpresë”, tha ish-kryeministri.
Në fund të fjalës së tij, Sali Berisha ftoi demokratët të votonin në zgjedhjet e 22 majit për kryetarin e ri të PD. “Ju ftoj që më datë 22 të votojmë të gjithë. Mos harroni se ka dy procese, për zgjedhjen e Kryetarit të PD dhe procesi për presidentin kukull.