Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se narko-eurot e kanë shkatërruar ekonominë shqiptare. Lideri i opozitës duke folur në një konferencë për shtyp, theksoi se kreyministri Edi Rama mendon vetëm për pasurimin e tij personal, ndërsa qytetarët përballen me varfëri dhe paga minimale ndër më të ulëtat në rajon.

“Narko-eurot e shkatërruan ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë shpunësim masiv dhe qeveria, Edi Rama mendon se si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. E kam treguar njëherë, do e tregoj edhe 100 herë, atë që më tha pak vite më parë një ambasador i shquar i SHBA në Vjenë. Pati një takim këtu me një zyrtar shumë të lartë, e pyeta se si t’u duk ai në atë takim: ç’të të them, më tha, kam pasur klientë, jo një, por disa, që kishin vjedhur nga një miliard, por nuk ishte asnjëri prej tyre që nuk donte të vidhte miliardin e dytë.
Se problemi është sa më shumë të vjedhësh, aq më shumë të shtohet oreksi për të vjedhur. Kjo është.

A e morët vesh ju sa rriten pensionet në tetor? 3 mjië gjer në 6 mijë lekë. Kaq është rritja. Për vete ka vënë ligjin, kryeministri e ka pensionin 4 mijë euro. Presidenti e ka 3500 euro. Por problemi është i tmerrshëm, problemi është tek këta njerëz, sepse kjo nuk shpreh vetëm rrogën minimale të sektorit shtetëror, kjo shpreh rrogën minimale të shtetit, të vendit, se kur qeveria rri me një rrogë të tillë minimale, sipërmarrësi rri dhe rri.
Programi ynë ishte shumë i qartë, ishte i menjëhershëm.

A e dini ju sa është diferenca e rrogës minimale me rrogën minimale në vendet e Ballkanit? Rroga minimale në Shqipëri është 34 përqind më e ulët se në vendet e Ballkanit. Maqedonia e Veriut e ka 584 euro, Serbia e ka 618 euro, Mali i Zi e ka 670 euro. Pra çdo punonjës në Malin e Zi merr 262 euro më shumë se në Shqipëri si rrogë minimale. Çfarë ka Mali i Zi? As një të dhjetën e pasurive që ka Shqipëria. Asnjë prej këtyre vendeve nuk e kanë.
Por kanë një gjë, që nuk vidhen. Qeveritë e tyre janë si janë, me shumë problematika, por nuk vjedhin popullin e tyre siç vjedh Edi Rama me Lubinë.

Urdhëroni. Vodhën 50 milionë tunelin e Llogarasë, tani duan të vjedhin 60 milionë në aeroportin e Vlorës. Nuk kanë të ndalur në asgjë. Shqiptarët nuk kanë pse të pranojnë të jenë më të keqpaguarit në Europë. Shqiptarët nuk kanë kurrë pse të pranojnë këtë qëndrim prej shpirtkazme të qeveritarëve që përcaktojnë për vete rrogat më të larta në Europë në raport me rrogat e ulëta,” tha Berisha.