Nis foltorja e ish-kryeministrit Berisha me gratë e LDGSH (Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë) ne Hotel Rogler në Tiranë.

Berisha është i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha si dhe te pranishme ne foltore janë: Ish deputetja Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Edit Harxhi , Albiona Hallim, Liljana ILmazi, dhe deputetja Albana Vokshi

Fjala e Berishës:
Të nderuara zonjusha dhe zonja, të dashura demokrate, anëtare të LDGSH dhe PD ju përshëndes me mirënjohje të pakufishme dhe përulem sot para jush që jeni sot në këtë sallë.

Mirënjohja ime ndaj jush s’ka kufi sepse me përfaqësuesen tuaj të zgjedhur Vokshin ju ishit ato që mbështetët lëvizjen për një parti Demokratike më të bashkuar e më të fortë. Mbështetët foltoren që në ditën e parë të ideimit të saj dhe dua tju garantoj se kjo mbështetje ka qenë një inkurajim I jashtzakonshëm për mua.

Sot vjen si revolucioni më i fuqishëm që ka njohur shqipëria në gjithë historinë e saj. Dy muaj më parë ne bashkë ishim në një greminë dhe pasi humbën në mënyrë të pamerituar zgjedhjet dhe njeriu që premtoi se beteja do të fillonte kreu një akt epik pabesie. Ne po rrokulliseshim, qindra mijëra votues shprehnin pendesë pse na votuan ne. Po ku jemi sot falë mbështetjes dhe vendosmërisë që I dhatë PD? Sot ne po ngjitemi në nivelet e 25 prillit, dhe kjo ngjitje është marshim I vërtetë.

Është një garanci e madhe se ne së shpejti, do matemi e do përballemi me këtë qeveri e cila qëndron në themele të votës së grabitur./Egnatia news