Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, në Foltoren e mbajtur me gra e vajza të Lidhjes Demokratike të Gruas, deklaroi se sekretarët dhe nënkryetarët e PD duhet të japin dorëheqjen.
Berisha thekson se sekretarët dhe nënkryetarët e Bashës janë të paligjshëm, andaj duhet ta japin dorëheqjen.
“Statuti e ka të zezë mbi të bardhë, se sekretarët dhe nënkryetarët zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura. Ftoj sekretarët të japin dorëheqjen, sepse kanë marrë detyrë që është e paligjshme.
Sa herë të dilni në TV, gjithmonë të paligjshëm do të jini. Kjo është thirrje miqësore. Secila nga ju në sallë meritoni më shumë, se ju jeni vajza e gra të lira, ndërsa ata janë pengje të Bashës”, deklaroi Berisha.