sh-kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i PD-së ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook pak minuta pas fillimit të fjalimit për programin qeverisës nga kryeministri Rama, ndërsa Lulzim Basha u fut në sallën e seancave plenare i shoqëruar nga Rushaj dhe Bardhi.
“Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë foto ditën që nisim Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar, me të fortë, më të hapur”, shkruan Berisha.
Përmes këtij mesazhi Berisha i ka sfiduar të dy kundërshtarët e tij tashmë, kryeministrin në detyrë, si edhe kreun e PD-së, i cili me një vendim personal e përjashtoi nga Grupi i PD-së./abcnews.al