Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar Ramën duke e ftuar atë në një debate televiziv. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se kandidatët e PS nuk mund të krahasohen me atë të PD, që sic u shpreh Berisha janë përfaqësues të denjë.

Në këtë zgjedhje tha ai, Rama është i tmerruar, ndërsa deklaroi se pavarësisht se nuk do të ulët kurrë me të, e ftoi për një debat.

“Ne kemi vulën, flamurin, siglën dhe flamurin në përputhje me ligjin. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze në historinë tonë elektorale. Dhe vazhdojmë me intensitet.

Imagjino tani: Kandidatët e shpellës me kandidatët tanë në primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën.

Imagjinoni ju Sakon e Durrësit me Igli Carën? Sako, e cila është thjesht një zyrtare në duart e mafies. Se aty po kërcet dajaku. Por unë jam që të shkojnë para ligjit ata. Kurse Igli Cara përfaqëson qytetarin e Durrësit, banorët e Durrësit me të gjithë problematikat që kanë. Prandaj në këto zgjedhje janë të tmerruar.

Pastaj në ia mbajtë, të vijë Edi Rama me mua në debat. Të dalë pak. T’i tregoj se sa i vlen lëkura atij. E ftoj, pavarësisht se nuk dua të ulem kurrë me të, por detyrimi ndaj qytetarëve më imponon”, tha Berisha.