Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes, miqve dhe të afërmeve, për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani!

Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu ne dhimbje, zi e pikëllim te thelle familjen e tij te dashur, miqtë e te afërmit, Partine Demokratike dhe mbare Shqipërinë.

Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe perkushtimit. Ai ishte burrështetasi i shquar, qe përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet te veçante dhe urtësi ne arenën ndërkombëtare duke i dhënë nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne këto 30 vite, si një shërbëtor i qytetarëve  dhe vendit te tij përmbushi me nder detyra të rëndesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrinë e Mbrojtjes, ministër i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikës.

Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkëlqyer dhe efiçent e i dashur i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president te Republikës nga mazhoranca e kësaj partie.

Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njërin prej bashkëpunëtoreve me ta afërt, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshëm qe do mbetet gjithmonë ne memorien time si mirënjohje e thelle për bashkëpunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata një mik fisnik si ai.

Ndaj sot është dite zie dhe dhimbje te thelle për familjen e nderuar Nishani qe humben bashkëshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshëm e shembullor, për miqtë dhe te afërmit e tij qe humben një mik te dashur qe do ju mungoje gjithmonë, për Partine Demokratike qe humbi njërin prej drejtuesve me te talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot shërbëtorin besnik dhe te përkushtuar, shtetarin e afte e te ndershëm, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirënjohjen time te pakufishme  dhe nderimin time me te madh ish presidentit Nishani për kontributin e çmuar për vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkëpunimin dhe miqësinë tone te ngushte qe kemi patur ju shpreh sot ngushëllimet dhe solidaritetin me te ndjere bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar për këtë  humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar.

Amin!