Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka njoftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK, në orën 09:30 të mëngjesit.

Berisha do të jetë në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur më herët ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

Njoftimi është bërë përmes një mesazhi në grupin e WhatsApp-it të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku Noka ka informuar strukturat për zhvillimin e nesërm.

Mbetet për t’u parë nëse paraqitja në SPAK do të shoqërohet me një deklaratë publike nga Berisha apo përfaqësues të PD-së.