“Berisha të tërhiqet”, Kapllanaj: Fitorja ime është e sigurt në Mallakastër, nuk e di pse kandidati tjetër ka marrë përsipër të garojë kur e di që nuk fiton

Agron Kapllanaj, kandidati i grupimit të Partisë Demokratike që mbështet Enkelejd Alibeajn, është shprehur i bindur se do ta fitojë Bashkinë e Mallakastrës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një intervistë për një emision televiziv, Kapllanaj u shpreh se Sali Berisha duhet të tërheqë kandidatin nga Mallakastra dhe të reflektojë në mënyrë që PD-ja të dalë me një kandidat të përbashkët për çdo bashki.

“Gjatë kësaj periudhe që kam qenë më afër tyre, kjo bindje më është thelluar akoma sepse e kam parë te ta, optimizmin. Më shumë sesa unë, janë ata optimistë për fitoren time në 14 maj. Sigurisht, fitorja është e sigurt më 14 maj. Është e vërtetë që këtu, zoti Berisha apo grupi i rithemelimit ka nxjerrë një kandidat mallakastriot.

Nuk e di kush është arsyeja pse ky kandidat e ka marrë përsipër kur e di që këtu nuk fiton dhe e di se kush është kandidati fitues i opozitës. Absolutisht nuk e kam fare të vështirë. Nëse ka vullnet për t’u bërë, qoftë nga deputeti politik, në këtë rast zoti Berisha i cili e ka kundërshtuar dhe duhet të reflektojë për të dalë me një kandidat”, theksoi ai.
Mallakastra News