Do ti kallim datën dhe tmerrin Ramës”. Kështu u shpreh ish kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së 43 deputetëve të PD.

Berisha u shpreh për gazetarët se ata kanë vendosur të bashkohen kundër regjimit të Edi Ramës.

Berisha: Deputetët vendosën të bashkojnë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot e krimit, vjedhjes, mafies dhe e të zeza më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite.

Mendoj se ky ishte hap i parë i rëndësishëm në proces të pandalshëm. Do i japë përgjigje problemeve që u krijuan.

Ti kallin datën dhe tmerrin Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka se sa betejë kundër Ramës që po shkreton Shqipërinë.

Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar.”