Kanë vazhduar replikat në Kuvend mes ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Në replikën në foltoren e Kuvendit Berisha ka akuzuar ministren se i ka dhënë prona bashkëshortit të saj në Jug të vendit.
“Të gjitha keni bashkëshort por vetëm njëra ka super bashkëshort, strategjik madje, Olta Xhaçka e cila e ka lumturuar me prona në jug, partner strategjik. E nderuar zonjë është mirë me heq dorë nga statusi i burrit strategjik dhe të kesh një burrë si të gjitha”,-u shpreh Berisha.
Ndërsa ministrja i është përgjigjur ish-kryeministrit, duke thënë se bashkëshorti i saj është vetë pronar dhe se ai nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti.
“Jam krenare për burrin tim, por nuk e di sa krenare është gruaja juaj për ju, por burri im është në tokë të vet dhe s’ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti shqiptar. Është e turpshme kini respekt për veten dhe mos gënjeni dhe mos mashtroni ashtu siç keni bërë këto 30-vjet. Se siç thashë, është e turpshme të mashtroni në këtë moshë”,-tha Xhaçka.