Ish kryeministri, Sali Berisha: Ju falenderoj për pritjen që i bëni kandidatit toonë, njërit prej djemve të këtij qyteti, intelektual që mishëron vlerat dhe virtyten tuaja shoqërore.
Ne sot jemi në një fushatë të pjesshme lokale por rëndësia e saj është shumë herë më e madhe sesa fushata e zakonshme në 6 rrethe apo 6 bashki të vendit sepse këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqiptar që do të jetojë në këtë vend.
Për ne shqiptarët, sa herë që ta mendojmë, asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk mund të ketë sesa ndryshimi. Imagjioni për një moment, kam ardhur këtu në vitin 1992 president republike. Unë dilja para jush dhe shkoja në kancelaritë e Europës dhe të SHBA-së, një president me rrogë 16 dollarë në muaj.
Ndryshimi është sot i nevojshëm për çdo shqiptar aq sa është ajri për zogjtë që fluturojnë. Ne duhet të fluturojmë, duhet të ecim shpejt.