Ish kryeministri, Sali Berisha: Tani Basha ka dhënë dorëheqje dhe unë marr përsipër problematikat e krijuara prej tij. Është krijuar logoja e cila në mënyrë të padrejtë sic faktoi 6 marsi nuk iu dha PD-së. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, ka një statutë të kuvendit më të pashembullt në historinë e saj dhe në historinë e Europës. Ju jeni kuriozë të dini se çfarë u bisedua. Para se të bisedoja me ju shkova dhe u shtërbnogva dorën Alibeajt dhe Bardhit.
Nuk ishte vetëm shtërngim duarsh por edhe diskutim për problemin. Në këtë diskutim unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. Mund të them se i gjeta të preokupuar për këtë proces. Por natyrisht diferenca në mendim mbeten. Ajo çfarë mendoj unë se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë është të dialogojmë dhe të debatojmë në grupin parlamentar të PD-së. Komisioni i Rithemelimit të PD ka besim të plotë tek grupi parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë i jetës së grupit parlamentar në interesin e bashkimit.