Besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Ashures. Me këtë rast, kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj përcolli një mesazh për të gjithë besimtarët.
“Promovimi i paqes, harmonisë dhe dashurisë, përkushtimi ndaj njëri tjetrit, dashurisë ndaj atdheut, larg urrejtjes në dëm të njerëzimit. Zoti na bekoftë të gjithëve amin. “, tha mes të tjerash.
Dita e Ashures, vjen pas 10 ditësh agjërimi, gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashi. Dita e Ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon vëllazërim dhe paqe./abcnews.al
