Besimtarët ortodoks kanë kremtuar Pashkën e madhe në Vlorë. Në kishën e qytetit Shën Theodhori, atmosfera e pashkëve është ndier në meshën e madhe e cila ka pritur orën e mesnatës për të njoftuar ringjalljen e Krishtit.Qindra besimtarë iu bashkuan meshës së drejtuar nga at Kostandin Prifti, ndërsa morën më pas zjarrin e kishës për ta çuar në banesat e tyre.
Urime e fjalë të ngrohta janë ndarë nga besimtarët mes tyre.






