Nga Erion Murataj!

Besoji të nesërmes!

Ti, që jetën se pate të lehtë… Ti që kurrë nuk munde të shohësh endrra të bëra realitet. Besoji së nesërmes…

E nesermja është fryt i sakrificës, mundit, djersës e gjakut tënd dhe brezave.

Besnikëria ndaj atij që shtyp e ndaj atij që me gëzim shtypet për të fituar nje copë, nuk është ajo që do . Atëherë pse e bën?! Përkatësi? Ndjenjë? Apo tifozllek?

 Cilado qoftë, ti dhe unë e dijmë mirë që nuk është ajo për çfarë kanë luftuar e sakrifikuar. Ti ndoshta je gjysh, apo prind ndoshta. Besoji së nesërmes…

Asaj për të cilën lufton a sakrifikon prej vitesh.

Nëse je i ri, puno fort e pa gajle për pasuri a lavdi sepse edhe në hënë po të ngjitesh duhet të jesh njeri. Bëji të të besojnë sepse ti je endrra e së nesërmes. Dhe ti që mendon a beson se është e pamundur, ndalu pak e mendo… Po sikur dicka ta arrije vet e mos shkruaje e flisje diçka që se ndjen?!

Po sikur ti besoje të nesërmes tënde ?!

 Asaj për të cilen ti si ingrate ke vite që e shpreson nga ai që të trajton si cirak apo i pa vlerë ndërkohë që nga vlerat tona është lartësuar. Mendo një çast, shiko përreth e do të kuptosh qe muret e kullës se fildishtë s’janë të pathyeshëm. Mjafton ti besosh të nesërmes tënde…

Nëse e bën, do kuptosh që atdheu dhe të parët e tu janë fëmijërija jonë e gjithçka që je sot. Sa më larg tyre të jesh aq më shumë mungojnë dhe dhembin. Do ndjesh që ëndrra për vendin nuk janë kurrë një qytet apo flamur. Në fakt është krenaria për të cilën ti, unë, të gjithë duhet të vihemi në ballë që të marrin zemër të tjerët. Dhe jo të rrish në fund vetëm pse nuk sheh dritë në fund të tunelit. Është një borxh i pashlyer për të gjithë ne, në raport me të nesërmen . Dhe kjo se justifikon faktin që sot je spektator se si në sytë e tu po e zhvasin dhe vjedhin atë . Dhe nëse sot ti dhe unë nuk bëjmë detyrën për të nesërmen ,do vazhdojmë të shohim të dy të njëjtën Deja Vu…

Egnatia news