Ish-deputeti i PS-së Ditmir Bushati iu kërkoi të rinjve të besojnë tek demokracia dhe të përfshihen në politikë. Në fjalën e tij në 30-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, Bushati foli si një ish-freshist duke kujtuar angazhimin e tij fillestar e më pas përfshirjen në polititë.

Bushati foli dhe për krizën e opozitës, duke e cilësuar një mundësi për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur, më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike, që ofron mundësi për të gjithë.

MESAZHI I PLOTË
30 vite më parë kur po themelohej FRESSH, isha vetëm 14 vjeç dhe më kujtohet se në gjimnazin tonë “Petro Nini Luarasi”, u përhap lajmi se në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohej një takim festiv ku do të këndonte grupi muzikor “Ritfolk”, krenari e PetroNinsave dhe simbol i kohës. Shqipëria sapo kishte hyrë në epokën e lirisë dhe çdo festë në zymtësinë e kohës ishte një mundësi për argëtim dhe përfshirje, më shumë sesa tregues i përkatësisë politike.

Në tre dekada, aktivizmi politik në Shqipëri ka kaluar në një trajektore komplekse mes idealizmit, dëshirës, pamundësisë, meritokracisë, katapultimit e pragmatizmit. Shpesh, angazhimi në politikë shihet si mundësi për një vend pune në shtet, dhe jo si mekanizëm për të pasuruar vlerat dhe veprimin politik e shoqëror.

Megjithëse që në rini të hershme kam qenë kurioz për politikën, po aq ngurrues kam qenë për t’u përfshirë në vijën e parë të saj.
Falë këmbënguljes dhe lidershipit të Edi Ramës; besimit tek vlerat demokratike të qendrës së majtë; mbështetjes së pakursyer të socialistëve, e konsideroj privilegj përfaqësimin e tyre në të gjitha nivelet, duke dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë e më të zhvilluar; për një PS si alternativa më e mirë dhe jo si e keqja më e vogël.

Si gjeneratë e re e Partisë Socialiste, ju ftoj ta konsideroni politikën si mision fisnik, në funksion të shërbimit dhe ndryshimit për mirë të Shqipërisë. Të besoni tek demokracia, ajo mund t’iu zhgënjejë, por nuk ju tradhton. Të besoni tek forca dhe vlera e fjalës. Tek vërtetësia e mendimeve që çlirojnë energji pozitive. Tek rregullat e bashkëjetesës demokratike dhe gara e ndershme që rrit personalitete brenda radhëve tona.

Ne duhet të jemi progresistë në vlera, reformistë në metodë dhe radikal në sjellje, duke ndërtuar një parti që sheh tek shoqëria dhe jo kërthiza e saj. Përmirësimi i modelit të sjelljes politike dhe ai i zhvillimit të vendit duhet të shkojnë paralelisht.

Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim dhe njëkohësisht si mundësi për të shtuar përpjekjet tona për një PS më të hapur, më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike, që ofron mundësi për të gjithë.

Gjenerata jonë është rritur me ëndrrën e Europës në horizont. Të jesh pjesë e politikës në vitin 2022, është e vështirë t’ua shpjegosh gjeneratës tuaj, e cila lundron në të njëjtën botë digjitale me atë të bashkëmoshatarëve europian, mospërmbushjen e kësaj ëndrre.

Ndaj, na duhet t’i përgjigjemi dilemës: A është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhet Shqipëria një vend normal europian? Për këtë na duhet jo vetëm që të jemi partia e të rinjve, por mbi të gjitha partia që bën të rinjtë të flasin. Që i bën ato aksionerë të zhvillimit të vendit.

Përgjegjësia jonë për Shqipërinë është më e madhe se fuqia jonë.

Na duhet guxim për të ëndërruar dhe aftësi për të brendësuar ide të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Për të ndërtuar një ekonomi të dijes që përqafon njohuritë tuaja, që zgjeron bazën e mirëqenies në shoqëri, duke e vendosur theksin tek vlera që prodhon shumica e jo përfitimi i pakicës.

Për t’i paraprirë sfidave të kohës, Partia Socialiste do të themelojë Akademinë Politike, si një institucion ndihmues për formimin politik, duke zhvilluar kapacitetet partiake, e njëkohësisht identifikuar talentet e reja që kanë dëshirë të kontribuojnë në politikë. Duke rritur kësisoj ndërveprimin me shoqërinë.

Por le të qëndrojmë më këmbë në tokë. Nuk ka Akademi që zëvendëson “lodhjen e përditshme” të politikës, e cila të imponon përgjegjësi përkundrejt njerëzve që përfaqëson. Talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishme. Por, siç thotë me të drejtë Adam Grant: “Nga larg, ne admirojmë talentin. Nga afër, ajo që ka më shumë rëndësi është karakteri. Ju mund t’i impresiononi njerëzit me aftësitë tuaja, por ju e fitoni besimin e tyre duke qëndruar për diçka më të madhe se vetja”.

Ndaj, apeli im për ju sot është se nëse besoni te “lodhja e përditshme” e politikës dhe jo tek indiferenca, mos ngurroni të bëheni pjesë aktive e saj, të luftoni, e të realizoni ëndrrat tuaja me këmbëngulje e vetbesim!