Në Gjykatën e Apelit u hodh këtë të martë, shorti për të caktuar gjyqtarët që do shqyrtojë kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit.
Nga hedhja e shortit çështja i ra për shqyrtim gjyqtares Elona Toro, gjyqtarit Genti Shala dhe gjyqtares Edlira Petri.
Më herët Gjykata e Apelit reagoi pas akuzave nga Komisioni i Rithemelimit, të cilët pak ditë më parë i kërkuan informacion se pse gjyqtarja Blerina Muça pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Apeli tha se janë të papranueshme reagimet dhe deklarimet paragjykuese, që sipas tyre cënojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Gjithashtu pak para nisjes së seancës Gjykata kërkoi që të ndalen sulmet politike.