Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë foto nga ceremonia private në oborrin e presidencës, pas betimit të Bajram Begajt.
Ajo shprehet se është e bindur se do të intensifikojnë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket rrugës së përbashkët euro-atlantike.
“Sot në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme.
Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike”, shkruan ajo.
