Ambasadoja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn pas betimit të tij në kuvend si president i ri i Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Kim shkruan se partnerët ndërkombëtarë mezi prisnin bashkëpunimin me Begajn për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri.
Reagimi i Yuri Kim:
Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahperkrah
