Bardh Spahia nga sot ka nisur zyrtarisht rrugëtimin si kryetar i bashkisë Shkodër.
Spahia u betua përpara anëtarëve të Këshillit Bashkiak si dhe firmosi formulën e betimit.
Në fjalën e tij, kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, fitues i zgjedhjeve të 6 marsit si kandidat i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, u shpreh se do të jetë kryetar i të gjithë shkodranëve, pavarësisht nga zgjedhja e qytetarëve në datën 6 mars.