Një ditë pas shpalljes së qeverisë teknike në Greqi me kryeministër Giannis Sarmas, sot do të mbahet ceremonia e betimit dhe për të gjithë kabinetin zyrtar.

Kjo qeveri vjen pak pas zgjedhjeve të së dielës që u mbajtën në shtetin helen. Pasi Mitsotakis dhe Tsipras refuzuan mandatin, presidenti vendosi që të krijohej qeveria teknike e cila do të jetë në fuqi deri më 25 qershor.

Siç është përfolur në mediat greke, Greqia ka gjasa të drejtohet në një raund të dytë zgjedhjesh me shumë mundësi në 25 qershor.

Këtë radhë do të ndiqet rregullore e zakonshme, do të votohet me listë, (jo për kandidatët e preferuar) dhe do të ketë mandate bonus.

PERBERJA

Kryeministri: Ioannis Sarmas

Ministër i Shtetit: Vasilios Skouris

Ministria e Financave: Theodoros Pelagides

Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve: Eleni Louri

Ministria e Punëve të Jashtme: Vasilios Kaskarelis

Ministria e Mbrojtjes: Alkiviadis Stephanis

Ministria e Arsimit dhe Feve: Christos Kittas

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: Patrina paparrigopoulou

Ministria e Shëndetësisë: Anastasia otanidou

Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Pantelis Kapros

Ministria e Mbrojtjes Civile: Charalampos Lalousis

Ministria e Kulturës dhe Sportit: Georgios KoumentakisMinistria e Drejtësisë: Philippos Spiropoulos

Ministria e Brendshme: Kalliopi Spanou

Ministria e Emigracionit dhe Azilit: Dhaniil Esdras

Ministria e Qeverisjes Dixhitale: Sokrat Katsikas

Ministria e Marinës dhe Politikës Ishullore: Theodoros Kliaris

Ministria e Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimor: Georgios Tsakiris

Ministria e Turizmit: Ioanna Dretta

Ministria e Krizës Klimaterike dhe Mbrojtjes Civile: Evangelos Tournas

Zëdhënësi i qeverisë: Ilias Siakantaris, gazetar i ERT (radiotelevizionit shtetëror të Greqisë)