Presidenti Joe Biden, gjatë një deklaratë për mediat pas përfundimit të Samitit, ka thënë se NATO asnjëherë nuk ka qenë më e bashkuar se kaq, gjë e cila është e kundërta e asaj që presidenti rus Vladimir Putin priste të ndodhte.
I pyetur në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore Biden tha se nëse Rusia vendos që ti përdorë ato, atëhere SHBA do të përgjigjet dhe “mënyra e përgjigjes do të varej nga ajo e përdorimit”.
Ne do të përgjigjenim nëse ai e përdor atë. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”, u përgjigj Biden, duke shtuar se ai nuk mund të jepte informacion mbi inteligjencën, por për çështjen e armëve kimike
Biden gjithashtu bëri me dije se kishte paralajmëruar presidentin kinez Xi Jinping, se nëse do të ndihmonte Rusinë, atëhere do të vendoste në rrezik marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në dhe BE-në.
Në fund të fjalës së tij Biden theksoi se vendet perëndimore duhet të qëndrojnë “plotësisht të bashkuar”.