Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas diagnostikimit me kancer në prostatë, të paraardhësit të tij në detyrë, Joe Biden.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se ai dhe bashkëshortja Melania ndihen të trishtuar dhe i urojnë Biden shërim të shpejtë.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar pasi dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë”, shkruan Trump në Truth Social.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë u diagnostikua me kancer në prostatë të premten dhe sipas zyrës së tij, qelizat kancerogjene kanë përparuar në kockat e tij.