Gjatë vizitës së tij në anëtaren më të re të NATO-s, Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti Finlandën një “aset të pabesueshëm” për aleancën ushtarake. Ai tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin “tashmë e ka humbur” luftën në Ukrainë.
Duke folur së bashku me presidentin finlandez Sauli Niinisto, ai tha se presidenti rus Vladimir Putin “tashmë e ka humbur luftën” në Ukrainë, me Moskën me mungesë burimesh dhe në telashe ekonomike.
“Putini tashmë e ka humbur luftën,” tha Biden në një konferencë shtypi në Helsinki. “Nuk ka asnjë mundësi që ai të fitojë luftën në Ukrainë .”
Ai shtoi se Ukraina “do t’i bashkohet NATO-s” dhe Putini përfundimisht do të vendosë se nuk është në interesin e Rusisë të vazhdojë luftën. “Askush nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërkohë që një luftë po zhvillohet”, tha Biden.
Presidenti amerikan është zotuar të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s, përfshirë Finlandën. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj Finlandës, të përkushtuara ndaj NATO-s dhe këto angazhime janë të qëndrueshme,” tha ai.
Biden tha gjithashtu se ai është serioz në lidhje me ndjekjen e një shkëmbimi të të burgosurve për një gazetar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich , i cili është arrestuar në Rusi për më shumë se 100 ditë. “Ky proces është duke u zhvilluar”, tha ai./DW